Loredana sjell së shpejti linjën e saj të kozmetikës, pas emrit qëndron një domethënie e veçantë

29 janar 2021 | 01:54

Loredana ka arritur të korrë një sukses të jashtëzakonshëm në industinë muzikore. Ky vit padyshim ka qenë i saj, pasi u vlerësua si artistja më e dëgjuar e zhanrit hip-hop në Spotify në Gjermani, duke lënë pas emra të njohur të tregut muzikor vendas. Përtej suksesit në muzikë, Loredana ka vendosur t’i futet dhe botës së biznesit.

Pak kohë më parë, reperja zbuloi se po punon për të lancuar linjën e saj të produkteve të grimit. Ajo shkruante se kishte dhënë maksimumin e saj për këtë projekt kaq të rëndësishëm. Por, së fundmi autorja e hitit “Checka” ka zbuluar se pas emrit të markës “1218Beauty” qëndron një domethënie e bukur.

Me anë të një postimi në Instagram, Loredana është shprehur se numrat 12 dhe 18 simbolizojnë ditëlindjen e vajzës së saj, Hana. “1218, dhjetor 2018 ka lindur Hana”, ka shkruar reperja krahas fotos së Hanës. Ndërkohë, kujtojmë që prej kohësh, Lori dhe Mozzik po përfliten për një ribashkim, thashetheme që sa vijnë e shtohen me veprimet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga një meme, Bernie Sanders u “shndërrua” dhe në një…