Vjen reagimi i parë i Vetëvendosjes pas vendimit të Gjykatës Supreme

29 janar 2021 | 16:14

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, ku kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti nuk i është lejuar kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Arbërie Nagavci nga LV-ja ka thënë se qeveria Kurti 2 është e pashmangshme dhe e shumë pritur.

“Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur. E nderuar që në rrugëtimin politik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur. Më 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Gashi shpall te pavlefshme diplomen mbi aftesimin profesional me…