Covid-19, komunat mbyllin sytë ndaj shkeljeve të partive

30 janar 2021 | 14:39

Subjektet politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tashmë kanë nisur fushatën zgjedhore jozyrtarisht. Në tubimet e organizuara me qytetarë në ambiente të mbyllura dhe të hapura, ato po e shkelin Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Por, inspektoratet e komunave të ndryshme të Kosovës, përveç të Komunës së Prishtinës, ende nuk u kanë shqiptuar subjekteve politike gjobat e parapara me këtë ligj, për shkelje të masave të cilat janë në fuqi me vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të datës 15 janar, në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, kurse në sheshe publike parqe dhe vende publike, lejohet grumbullimi deri në 50 persona.

Gjobat për mosrespektim e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, fillojnë nga 35 deri në 2.000 euro, varësisht nga shkeljet.

Në fotot e publikuara në rrjete sociale prej vetë zyrtarëve të subjekteve politike nga takimet që kanë pasur me qytetarë, është parë se numri i personave të mbledhur tejkalon numrin e lejuar sipas vendimit të fundit të qeverisë në detyrë lidhur me këtë çështje, si dhe masat tjera.

Tubime të tilla janë shënuar gati se në të gjitha komunat e Kosovës.

Drejtues të inspektorateve të disa prej këtyre komunave thonë se ende nuk kanë shqiptuar asnjë gjobë ndaj organizuesve të këtyre tubimeve, për arsye të ndryshme.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/tubimet-shkelje-ligjore/31076512.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër,…