![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/lazio-1.jpg)
Fiton Lazio, shënon Muriqi
31 janar 2021
| 16:59
Lazio e ka mposhtur Atalantën (1-3), sot në kuadër të Seria A.
Pas tre minutash lojë, Adam Marusiq realizoi golin e parë për mysafirët. Në fillim të pjesës së dytë Joaquin Correa shtoi epërsinë e Lazios në 0-2, derisa për 1-2 u përkujdes Mario Pasaliq.
Tetë minuta para fundit të ndeshjes Vedat Muriqi realizoi për rezultatin final 1-3. Për Atalantën gjatë gjithë ndeshjes luajti Berat Gjimshiti.
Në dy ndeshjet tjera u regjistruan këto rezultate: Cagliari-Sassuolo (1-1) dhe Crotone-Genoa (0-3).
/Epoka e re/