Nga nesër ndryshon moti në Kosovë

31 janar 2021 | 17:06

Në Kosovë moti do të ndryshon nga java e parë e muajit shkurt.

Mbi vendin tonë fillon moti relativisht të jetë më i ngrohtë. Kjo situatë meteorologjike do të vazhdoj gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve.

Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yulia Navalnaya, gruaja e politikanit rus të opozitës Alexei Navalny,…