Kurti me Edmond Azemin: Më 14 shkurt do të shënojmë!
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim basketbollistin Edmond Azemi.
Ky i fundit ia dhuroi Kurtit një top basketbolli me nënshkrimin e tij.
“Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar dhe diskutuam për mbështetjen që ne duhet e do t’i japim basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Me kaq shumë rini që kemi, sportit i nevojiten shumë më tepër investime. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Prishtinë dhe kandidatin tonë për deputet, Arben Vitia, e falënderuam Edmondin për mbështetjen e tij. Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare më 14 shkurt”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.