Haksuka e Power diskutojnë për projektin “INCLUDE”

02 shkurt 2021 | 13:58

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pritur në takim shefin e Zyrës së Këshillit Evropian në Prishtinë, Frank Power, me të cilin ka biseduar për projektet e përbashkëta, veçanërisht për projektin “INCLUDE”, i cili ka për qëllim t’i ndihmojë grupet e cenuara për qasje në arsim cilësor parafillor, fillor dhe të mesëm.

Përveç kësaj, të martën kryetari Haskuka ishte panelist edhe në konferencën e organizuar nga UNDP Kosovo, lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë.

Gjatë këtij paneli, ku u diskutua lidhur me efektet e pandemisë në turizëm dhe ekonomi, kryetari Haskuka ka prezantuar aktivitetet e Komunës së Prizrenit për uljen e pasojave të pandemisë në sektorin e turizmit, si dhe aktivitetet e realizuara pas aprovimit të strategjisë së turizmit, 80 për qind e së cilës tanimë është zbatuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate nesër (e mërkurë) do ta bëjë hapjen zyrtare…