Kërkoj mbështetjen tuaj që të japë kontributin tim profesional në Kuvend

02 shkurt 2021 | 16:12

Valdete Sadriji është kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës nga lista e Nismës Socialdemokrate. Ajo është e renditur në numrin 66, kurse numri i Nismës së Fatmir Limajt mban numrin 121.

Ajo kandidon për herë të parë për deputete të Kuvendit të Kosovës si përfaqësuese e kësaj partie, dhe ka për synim të trajtojë temat e çështjeve sociale dhe rininë.

Ajo është njohëse e mirë e politikave social dhe psikologjike me mbi 12 vite përvojë punë në këtë fushë, prandaj kërkon besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Po ashtu Valdetja do të ketë në fokus edhe rininë e cila ka nevojë për zërin e tyre në instanca të larta siç është Kuvendi i Kosovës.

Perspektiva politike e mirëqeverisjes kërkon figura të reja për përfaqësim të popullit dhe këtë më së miri do ta bënë gjilanasja Valdete Sadriji. Valdetja ka një angazhim të pasur politik. Ajo është angazhuar në Nisma Socialdemokrate në forumin rinor dhe pastaj në forumin e gruas, e cila tani ka shpreh forcën dhe dinjitetin që të kandidon për deputete. Arsyet që kërkon besimin tuaj duke e  votuar numrin 66 për deputete se bashku me numrin 1 në listë, kryetarin e Nisma Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj, janë të shumtë: Votoni njerëzit e rijnë e të shkolluar të cilët do të merren çdo ditë me hallet e juaja për t’i zgjidhur ato.

Sadriji ndër tjera është angazhuar gjatë gjithë veprimtarisë së saj profesionale në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të fëmijëve dhe të grave, si në punë ashtu edhe në jetë.

Sadriji që nga viti 2008, vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të ndryshme nëpër shkolla, spitale dhe kopshte për fëmijë në cilësinë e psikologes, në kuadër të kampanjave anti-narkotikë, në mbrojtje të rinjve dhe fëmijëve, në kuadër të mbrojtjes të viktimave të dhunës dhe në mbrojtje të fëmijëve të pa strehë dhe jetimë.

Angazhimet e saja profesionale kanë qenë dhe janë motiv për kontribut edhe më të gjerë për shoqërinë në Kosovë. Pra duke marrë njohuri mbi problemet sociale të shoqërisë në Kosovë është motivuar nga shumë të rijnë e të reja që të kandidon për deputete. Duke marrë besimin e qytetarëve për deputete me përgjegjësi të plotë do t’i shtyjë përpara në forma legjislative, por edhe ekzekutive problemet sociale të qytetarëve si dhe edhe të drejtat e punëtorëve, çështja e sigurimeve shëndetësore, siguria në punë, siguria e fëmijëve, çështja e fëmijëve bonjakë dhe çështje të cilat tashmë i ka rregulluar socialdemokracia në Evropën Perëndimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari Muhedin Nushi nga Komuna e Prishitnës së bashku me…