Wolvesi mposhti Arsenalin

02 shkurt 2021 | 21:07

Wolves ka mposhtur me përmbysje Arsenalin, në një ndeshje që pati gjithçka: Gola, penallti dhe kartonë të kuq. Në fund “Ujqit” triumfuan me shifrat 2-1. Fillimisht u mendua se gjerat për londinezët do të shkonin mirë.

Nicolas Pepe zhbllokoi ndeshjen pas 32 minutash. Francezi shmangu dy rivalë dhe me një goditje të kalibruar mposhti portierin e Wolves. 0-1 dhe vendasit duhet të reagonin. Në aksionin e fundit të pjesës së parë morën një dhuratë.

David Luiz pengoi në zonë një prej lojtarëve kundërshtarë dhe shkaktoi penallti. Braziliani u ndëshkua me karton të kuq dhe nga pika e bardhë e 11-metërshit Ruben Neves nuk mund të gabonte. Barazim pjesë e parë, kurse në të dytën Joao Moutinho shënoi edhe golin e fitores për Wolves.

Në minutën e 72’ Bernd Leno, portieri i Arsenalit, u ndëshkua me karton të kuq pasi preku topin me dorë jashtë zone dhe me 9 lojtarë për “Topçinjtë” misioni për të barazuar ishte i pamundur. Wolves festoi në fund, sikurse bëri edhe Sheffield United që mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e West Brom.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të…