Çka kërkoi Agim Ademi nga ministri Armend Zemaj?

03 shkurt 2021 | 12:11

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të martën priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku të pranishëm ishin edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Broja dhe drejtuesit e tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha e Lik Berisha.

Ministri Zemaj shprehu mirënjohje për punën e mirë që po bën FFK-ja në krye me Ademin dhe e falënderoi atë për menaxhimin e mirë të situatës me pandeminë dhe zhvillimin e të gjitha aktiviteteve gjatë kësaj periudhe.

Në anën tjetër, kryetari Ademi, po ashtu, e falënderoi ministrin Zemaj për kontributin e tij në kohën e pandemisë dhe mbështetjen që i dha futbollit me të gjitha institucionet shëndetësore.

“Takimi ishte i fokusuar për gjetjen e mundësisë së rikthimit të tifozëve në numër të shkurtuar në stadium për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 që nisin në mars, në mënyrë që Përfaqësuesja ta ndjejë sadopak atmosferën që dinë ta krijojnë tifozët ‘Dardanët’. Kreu i FFK-së i kërkoi ministrit Zemaj ta shqyrtojë mundësinë e rikthimit të tifozëve në stadium me institucionet e tjera relevante. Rreth kësaj çështje ministri Zemaj ka thënë se do të veprohet varësisht nga situata, teksa kërkoi një model nga vendet evropiane, që ka qenë funksional dhe i cili do të mund të aplikohej edhe në Kosovë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtaren shumë të njohur e të komentuar, Morena Tarakun dhe…