Në hapje të fushatës Blerta Deliu ka një mesazh për votuesit

03 shkurt 2021 | 12:26

Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu, në ditën e parë të fushatës, ka kërkuar votën e qytetarëve.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se vota për PDK-në do të jetë votë për dinjitet dhe respekt të shtetit.

Duke bërë thirrje për mbështetje të PDK-së, ajo ka thënë se do të vazhdoj të përfaqësojë vizionin e kësaj partie.

“Të dashur qytetarë,  Kam qenë e nderuar me besimin që ma keni dhënë t’ju përfaqësoj në katër legjislatura. Jam e nderuar që PDK sërish më ka vlerësuar që të kandidoj dhe të kërkoj besimin tuaj edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit.  Bërja e shtetit ka kërkuar sakrificë, ndërtimi i shtetit kërkon sakrificë. Në të gjitha këto procese, kishte momente sfidash, reflektimesh, por edhe kënaqësi e krenari.  Më 14 shkurt, kërkoj besimin tuaj që të vazhdoj të ju përfaqësoj me vizionin e PDK-së. Kjo është një thirrje për mbështetje masive për PDK-në. Ta trajtojmë shtetin tonë me dinjitet dhe respekt. Ta mbrojmë demokracinë. Ta rimëkëmbim Kosovën.”, ka shkruar Deliu.

May be an image of 1 person, standing and text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arsenalit pësoi humbje nga Wolves (2-1), por interesante…