Papa Francesku merr dozën e dytë të vaksinës

04 shkurt 2021 | 11:55

Papa Francesku ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-covid. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Ansa”, e cila i referohet burimeve të saj brenda Vatikanit.

Dozën e parë të vaksinës, Papa e bëri më 13 Janar. Sipas protokolleve mjekësore, doza e dytë e vaksinës anti-covid injektohet 3 javë më vonë.

Kështu që sot, kreu i Vatikanit u paraqit në klinikën mjekësore ku iu injektua doza e dytë e vaksinës për të patur imunizim të plotë ndaj koronavirusit Covid-19. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit…