Emiratet e Bashkuara Arabe, të përkushtuara për bashkëpunim me Kosovën

04 shkurt 2021 | 12:52

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Abdelaziz Alshamsi.

Me këtë rast, Hoti e ka falënderuar ambasadoren Alshamsi për ndihmën e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Ai ka shprehur përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Hoti dhe ambasadorja Alshamsi janë pajtuar se Kosova ka shumë potencial për zhvillim që duhet mbështetur e promovuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar përmirësim të infrastrukturës…