Rrëzohet avioni ushtarak grek, vdes shqiptari 32-vjeçar
04 shkurt 2021
| 13:10
Në afërsi të Kozanit është gjetur i pajetë 32-vjeçari A.I, pjesë e forcave të ushtrisë greke.
Burime për “Euronews Albania” kanë bërë me dije se i riu ka humbur jetën pasi avioni i tij është rrëzuar një ditë më parë në malet e Zagorisë.
32-vjeçari dyshohet se është me origjinë shqiptare.
Pritet ndërhyrja e forcave të tjera të ushtrisë për të nxjerrë edhe mbetjet e avionit që ishte stërvitor dhe përdorej nga baza ushtarake e Kozanit.