Limaj: Kauza jonë ‘Me Çlirimtarët’ po jehon fuqishëm kudo në Kosovë

04 shkurt 2021 | 13:28

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka takuar banorët e disa fshatrave të Malishevës.

Limaj në këto takime, ka thënë se kauza e tyre “Me Çlirimtarët” për mbrojtjen e vlerave kombëtare është duke jehuar fuqishëm në Llapushë dhe kudo nëpër Kosovë.

“Pritja madhështore që ju bë mbrëmë çlirimtarëve të 121-it në Drenoc e Lladroc të Malishevës, është sinjal i qartë se fryma jonë kombëtare do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 14 shkurtit. U jam mirënjohës e falënderues bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve tanë në Drenoc e Lladroc, që janë rreshtuar krah nesh dhe kanë vendosur që më 14 shkurt të votojnë numrin 121, numrin e listës së çlirimtarëve, numrin e fitoreve”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 1 person, sitting and indoorMay be an image of 7 people, people standing, people sitting and indoorMay be an image of 22 people, people sitting and people standingMay be an image of 3 people, people sitting and indoorMay be an image of 6 people, people standing, people sitting and indoorMay be an image of 8 people, people standing and people sittingMay be an image of 7 people, people standing, people sitting and indoorMay be an image of 8 people, people standing, people sitting and indoorMay be an image of 3 people, people sitting and indoorMay be an image of 24 people, people standing and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike…