Kurti takon ambasadorin Abbott, flasin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

04 shkurt 2021 | 13:38

Lideri i LV-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përmes njoftimi për medie, LV-ja ka treguar se Kurti dhe Abbott janw pajtuar t’i përparojnë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.

Njoftimi i plotw i LV-së:

Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, sekretarin e dytë të ambasadës, z. Richard Le Vay, dhe shefin e misionit te eksperteve që kane ardhur në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet e 14 shkurtit, z. Domenic Howell, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati ynë për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli, dhe asistenten e tij, Valë Gjonbalaj.

Zgjedhjet që po afrojnë ishin temë e këtij takimi, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e prioritetet e qeverisjes tonë pas 14 shkurtit. Drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohemi, ndërkaq luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim. Me Ambasadorin, z. Abbott u pajtuam t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…