Gjatë vitit 2020 janë raportuar vetëm dy raste më shumë të dhunës në familje në Gjilan  

04 shkurt 2021 | 14:19

Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje, i udhëhequr nga Zyrtarja për Barazi Gjinore, Lindita Salihu, ka mbajtur takimin e parë për vitin 2021, ku u informua me punën dhe angazhimin njëvjeçar të institucioneve që trajtojnë rastet e dhunës në familje në Komunën e Gjilanit, duke e bërë njëherësh edhe krahasimin me vitin 2019.

Gjatë vitit 2020 janë raportuar vetëm dy raste më shumë të dhunës në familje në Gjilan. “Bashkëpunimi i mirë ndërinstitucional i gjithë akterëve që trajtojnë fenomenin e dhunës në familje e bënë pak më lehtë për të menaxhuar këtë problem, duke u dalë në mbrojtje viktimave të dhunës në familje. Sa i përket rehabilitimit dhe ri-integrimit të tyre, ende mbetet sfidë që kërkon qasje më serioze shtetërore”, ka thënë koordinatorja e Mekanizimit, Lindita Salihu.

Elmina Mahmuti, komandante rajonale e Policisë në Gjilan, ka theksuar se përkundër pritshmërie tona për rritje të dhunës në familje në kushtet dhe rrethanat e pandemisë, shkaku që ndikojnë shumë faktorë, si mbyllja, kufizimi i lëvizjes, humbja e vendeve të punës, karantinimi dhe masa të tjera, është shënuar një rritje e lehtë e raportimit të këtyre rasteve, në krahasim me vitin 2019. “Në Policinë e Kosovës janë raportuar vetëm dy raste më shumë, por brengosëse është fakti se rastet janë të përsëritura për të satën herë, andaj është i domosdoshëm trajtimi i recidivistëve në mënyrë që të ulet dhuna në familje”, ka thënë Mahmuti.

Mbrojtësi i viktimave, Gani Leci në kuadër të zyrës për ndihmë viktimave informoi shërbimet e ofruara profesionale deri në realizimin e plotë të të drejtave të qytetarëve, në 143 raste të raportuara. “Periudha e pandemisë ka qenë mjaft sfiduese, ku është dashur të punojmë me kujdestari 24 orësh dhe rastet e dhunës në familje janë trajtuar me prioritet. Vlen të theksohet se 42 kërkesa që janë drejtuar në gjykatë, si raste të rrezikuara, të gjitha janë aprovuar nga gjykata, e cila ka dhënë urdhër mbrojtës”, ka thënë Leci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacientët me simptoma të rënda të Covid-19 vazhdojnë të marrin…