Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen e të drejtave të grave

04 shkurt 2021 | 14:21

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, të enjten ka pritur në takim Ylberina Peci si dhe Dzeneta Celoviq nga OJQ “Mitrovica Women Association for Human Rights – MWAHR”, me ç’rast u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë për përfshirjen e grave në proceset e vendimmarrjes si dhe respektimin e përgjithshëm gjinor.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje OJQ “Mitrovica Women Association for Human Rights- MWAHR”,  do të zhvilloj aktivitete që do të forcojnë marrëdhëniet në mes të grave të etnive që jetojnë në regjionin e Mitrovicës dhe më gjerë, përfshirjen e tyre në  proceset e vendimmarrjes  dhe respektimin e përgjithshëm gjinor. Me këtë rast, nënkryetari Mujka ka potencuar se Komuna e Mitrovicës me të gjitha mekanizmat e saj është duke punuar në integrimin dhe fuqizimin e femrave në shoqërinë tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje, i udhëhequr nga Zyrtarja…