Identifikohen 12 shtetas të huaj, të fshehur në një kamion me rimorkio që dyshohet se janë kontrabanduar

04 shkurt 2021 | 15:57

Policia e Kosovës ka bërë me dije se janë identifikuar 12 shtetas të huaj të cilët ishin të fshehur në një kamion, e që dyshohet se janë kontrabanduar.

“Me datë 04.02.2021, rreth orës 04:00, në linjën hyrëse të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Han i Elezit, nga Maqedonia e Veriut ka ardhur kamioni ngjyrë e bardhë me rimorkio me ngjyrë hiri të cilën e drejtonte shtetasi m/s/RKS,  me inicialet (A. N.), viti i lindjes (1983) nga Graçanica. Nga ana e zyrtarëve policor mjeti është selektuar për kontroll me pajisje-kamera”,  është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. “Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani. Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor. Në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Philadelphia 76ers vijoi rrugën e fitoreve, duke konsoliduar akoma më…