Prezantohet ekipi i Kosovës në “eFootball”

04 shkurt 2021 | 16:41

Të enjten është bërë prezantimi i ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikimet online të turneut UEFA eEURO 2021 në videolojën PES2021.

Zgjedhja e dy lojtarëve që e përfaqësojnë Kosovën është bërë nëpërmjet turneut online, duke shfrytëzuar platformën e UEFA-s, e ku si lojtar të Përfaqësueses së Kosovës janë përzgjedhur Genc Shala dhe Qlirim Isufi. Pikërisht fituesit e këtij turneu janë pritur nga presidenti Agim Ademi, e ku të pranishëm ishin edhe koordinatorët e projektit, Dardan Sadiku dhe Gent Gerdovci.

“Kryetari Ademi përgëzoi dy të rinjtë që do ta përfaqësojnë Kosovën në ‘eFootball’, derisa u premtoi përkrahje në çdo aspekt, me qëllim të përfaqësimit sa më dinjitoz të përfaqësues sonë në këtë turne, ku gjithnjë e më shumë zgjon interesimin te të rinjtë. Gjithashtu, presidenti Ademi dy lojtarëve të ekipit të Kosovës në kualifikimet për ‘eEuro2021’ u dhuroi nga një fanellë të kombëtares si dhe nga një top me logon e FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora është tashmë pronare e një rezidencë super luksoze,…