AAK-ja gjobitet përsëri me 2 mijë euro për shkelje të masave anti-Covid

04 shkurt 2021 | 17:03

Komuna e Prishtinës ka vazhduar me gjobat për partitë politike që nuk po përfillin masat anti-Covid duke organizuar tubime elektorale me shumë njerëz.

Një të tillë e ka marrë sot edhe AAK-ja.

Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, me anë të një postimi në “Facebook”, ka bërë me dine se partia e Ramush Haradinajt është dënuar me dy mijë euro gjobë.

“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve, në kundërshtim me vendimin qeveritar: Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njëherësh kandidat për deputet me…