Abazoviqi: Arrestimet kanë filluar, t’i hiqet imuniteti ish-ministrit të Bujqësisë

04 shkurt 2021 | 17:07

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti ish-ministrit të Bujqësisë, Petar Ivanoviq.

Siç është thënë nga Abazoviq, Ivanoviqi është aktori kryesor në aferën me “Fondin Abu Dhabi”.

Abazoviqi ka konfirmuar në llogarinë e vet në “Twitter” se ish-drejtori i IRF-së, Zoran Vukçeviq është arrestuar si pjesë e çështjes së “Fondit Abu Dhabi”.

“Arrestimet e disa njerëzve kanë filluar si pjesë e çështjes së ‘Fondit Abu Dhabi’, në të cilën buxheti u dëmtua për dhjetëra miliona euro”, ka shkruar Abazoviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka vazhduar me gjobat për partitë politike…