Tottenhami pëson humbje nga Chelsea

04 shkurt 2021 | 23:02

Tottenham nuk ngre krye. Skuadra e Jose Mourinhos ka pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat (0-1) kundër Chelsea-t. Ishte një ndeshje përgjithësisht e dominuar nga Blutë e Londrës, të cilët do të gjenin golin që në minutën e 24-t.

Timo Werner pengohet në zonë nga Dier, teksa për arbitrin do të kishte11-metërsh. Nga pika e bardhë shkoi Jorginho, i cili arriti që ta dërgojë topin në rrjetë. Tottengam u mundua të reagonte duke krijuar një shans me Aurier në fraksionin e parë.

Në pjesën e dytë, Werner dhe Mount do të humbisnin dy mundësi shumë të mira për të mbyllur ndeshjen, por nuk do të tregoheshin të saktë. Vinicius 3 minuta nga fundi kërceu mjaft mirë me kokë, por nuk mundi ta dërgonte në rrjetën e Mendy. Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në kuotën e 36 pikëve, ndërkohë që Tottenham mbetet në vendin e 8-të me 33 pikë, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar shtatë zyrtarë policorë në…