Marku: Kini besim të plotë tek unë, do të luftojë për ngjyrat Kuq e Zi

05 shkurt 2021 | 13:15

Florian Marku së fundmi ka treguar në një postim se përfaqëson ngjyrat Kuq e Zi me krenari në botë.

Marku është në përgatitje e sipër pasi ka një meç për ta zhvilluar me Rylan Charlton, më 20 shkurt në “Wembley” të Londrës. Së fundmi ai ka postuar një foto në llogarinë e tij “Facebook” duke falënderuar gjithë njerëzit që i kanë dërguar mesazhe pozitive.

“Ju përshëndes të gjithëve dhe faleminderit për të gjitha mesazhet që më keni dërguar dhe më dërgoni vazhdimisht”, ka thënë ai.

Tutje, Marku tregon se ai lufton për vetën, për familjen e tij dhe ngjyrat Kuq e Zi me krenari kudo nëpër botë.

“Data 20 shkurt është sfida më e rëndësishme në karrierën time të boksit. Keni besim të plotë tek unë pasi po përgatitem si kurrë më parë, po pres me padurim”, ka përfunduar Marku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një seancë përgatitore në çështjen e vrasjes së udhëheqësit të…