QKMF-ja hap ordinancë të veçantë për ofrimin e shërbimeve stomatologjike për fëmijë

05 shkurt 2021 | 14:56

Sektori i Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” gjithmonë ka dhënë shërbime cilësore për fëmijët e Mitrovicës, por që nga fillimi i muajit shkurt ky sektor ka hapur ordinancën e veçantë, ku është furnizuar me një karrige të re stomatologjike për ofrimin e shërbimeve të duhura vetëm për fëmijët.

Ekipet e QKMF-së po vazhdojnë të kryejnë vizita sistematike të shëndetit oral në të gjitha shkollat e Komunës së Mitrovicës. Dhe në terren do të caktohen termine për realizimin e vizitave në ordinancën e veçantë stomatologjike.

Në kuadër të kësaj ordinance janë të angazhuar dy specialistë pedodont, të cilët do të bëjnë trajtimin e pacientëve tanë të vegjël, dhe të japin këshilla për rëndësinë dhe përkujdesjen ndaj shëndetit oral.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit për të ofruar shërbime të sigurta për…