Begishe Qarri, kandidate për deputete, jep mesazh për votuesit

05 shkurt 2021 | 15:27

Nisma Socialdemokrate në listën e saj për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit ka përzgjedhur emra që janë të profilizuar në fusha të ndryshme dhe që denjësisht i mbrojnë interesat e vendit dhe vlerat tona kombëtare.

Një prej këtyre emrave është edhe Begishe Qarri e cila në listën e Nismës mban numrin 42.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” u ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë Nismën Socialdemokrate dhe atë për deputete.

“Të garosh sot nën siglën ‘Me Çlirimtarët’, kur duan ta zhdukin frymën e lirisë, për mua si familjare e çlirimtarëve është nder i lartë”, ka shkruar kandidatja për deputete e Nismës Begishe Qarri.

Postimi i plotë i saj:

Dikur, numri 121 ishte numër i zakonshëm. Por, dikush i dha kuptim historik: Fatmir Limaj – ‘Çeliku’, që e futi në histori të lavdishme një brigadë çlirimtare me atë numër.
Edhe simbolikat flasin diçka: Sot, Çeliku i luftës dhe i paqes garon nën numrin 121, i rrethuar nga të gjitha anët nga kundërshtarë të shpërndarë nëpër brigada të mashtruesve që mbajnë zi për çfarëdo suksesi të Kosovës, madje edhe kur Kosova merr njohjen historike nga shtete të forta. Të garosh sot nën siglën “Me Çlirimtarët:, kur duan ta zhdukin frymën e lirisë, për mua, si familjare e çlirimtarëve, është nder i lartë.
Prandaj, miq,
Kërkoj përkrahjen Tuaj!
Unë dëshiroj të jem Zëri Juaj në vendin e duhur, ku mbrohet e drejta jote dhe e drejta e lirisë!
#nismasocialdemokrate121
#FatmirLimaj1
#BegisheQarriBerisha42

 

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rrahje mes disa të rinjve në Drenas ka përfunduar…