Suhareka e Zveçani hynë në zonën e kuqe

05 shkurt 2021 | 15:31

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka ndryshuar rangimi i komunave sipas zonave të prekura nga Covidi.

Sipas njoftimit në zonë të kuqe janë: Prishtina, Fushë Kosova, Suhareka dhe Zveçani.

Ndërsa në zonë të verdhë janë: Lipjani, Obiliqi, Vushtrria, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut.

Kurse në zonë të gjelbër janë: Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogut, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dhjetë persona janë…