Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në BE, NATO dhe OKB, orientim i yni strategjik

05 shkurt 2021 | 16:17

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë online me Cherie Blair, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit.

“Tony & Cherie Blair në Angli dhe Bill & Hillary Clinton në Amerikë ishin përcaktues për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Në bisedën që kisha me Cherie Blair, e falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit. Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi vijon të jetë në kërkim të një partneri për…