Pas Ellen DeGeneres, “freestyle” i Don Xhonit publikohet edhe nga playboy i famshëm italian

06 shkurt 2021 | 12:59

Pak javë më parë, “freestyle” i famshëm i Don Xhonit u publikua në faqen e “Ellen Tv Show”, e cila i përket moderatores së njohur, Ellen DeGeneres.

Ky “freestyle” është përdorur edhe nga qindra mijëra përdorues në videot që realizojnë në “TikTok”, duke u bërë viral në rrjet.

Së fundmi, miliarderi dhe playboy i famshëm italian, Gianluca Vacchi, ka përdorur pikërisht këtë melodi në sfond të videos që publikoi fillimisht në “TikTok”, e më pas edhe në Instagram-in e tij”.

Pas Ellen DeGeneres, “freestyle” i Don Xhonit publikohet edhe nga

Ai shfaqet duke kërcyer pranë veturës së tij luksoze “Royce Rolls”. Dj i famshëm ndiqet nga afro 20 milion njerëz në Instagram dhe është një emër mjaft i lakuar edhe në shtypin rozë.

Pas Ellen DeGeneres, “freestyle” i Don Xhonit publikohet edhe nga

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Gjaka Për dallim prej krejtë Botës që mbrojtjen e…