Hoxhaj takon aktorin e njohur: Talenti i artistëve imazhi më e mirë i Kosovës

06 shkurt 2021 | 13:48

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj ka nisur ditën me kafenë e mëngjesit me aktorin dhe producentin e njohur, Besnik Krapin.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e ka uruar atë për paraqitjen e premierës së filmit “Në kërkim të Venerës” në Festivalin e FIlmit në Rotterdam dhe është shprehur se është i bindur se filmi do të vlerësohet lartë.

Tutje, ai ka thënë se talenti i artistëve të Kosovës, mbetet mënyra më e mirë për përfaqësimin e imazhit të vendit nëpër botë dhe duhet përkrahur seriozisht nga institucionet shtetërore.

Statusin e Hoxhajt në Facebook:

Kafenë e mëngjesit e ndava me Besnikun, një aktor dhe producent që ka qenë pjesë e shumë projekteve të suksesshme filmike.

E urova për paraqitjen e premierës së filmit “Në kërkim të Venerës” në Festivalin e Filmit në Rotterdam, dhe jam i bindur se do të vlerësohet lartë.

Talenti i artistëve të Kosovës mbetet mënyra më e mirë për përfaqësimin e imazhit të Kosovës nëpër botë dhe duhet përkrahur seriozisht nga institucionet shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…