Uji me ngjyrë të kuqe përmbyt fshatin

06 shkurt 2021 | 13:59

Një fshat në Indonezi është përmbytur pas daljes nga shtrati të lumit, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mijëra personave në rrjetet sociale janë fotot e publikuara.

Uji që ka pushtuar fshatin është me ngjyrë të kuqe. Megjithatë, kjo ka ardhur pasi lumi ka përmbytur fillimisht një fabrikë të punishte artizanale, ku mbaheshin edhe shumë bojëra.

Por në rrjetet sociale komentet kanë qenë nga më të ndryshmet. Shumë e kanë cilësuar edhe si një shenjë jo të mirë. “Shiu i përgjakshëm nuk është një gjë e mirë, shenjë e fundit të botës”, ka shkruar dikush.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kështu kishte deklaruar ish-kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për…