AZIZ KELMENDI EMËR I MADH DHE I LAVDISHËM NË HISTORINË E LUFTËS ÇLIRIMTARE KUNDËR SERBISË PUSHTUESE

06 shkurt 2021 | 21:23


Ismet Sylejmani

Me ditë të tëra e kamë përcjellur me emocione dhe ndjenjë të veçantë admirimi, dhembje e krenarie botimin në gazetën e famshme EPOKA E RE, e cila në 19 vazhdime, ka sjellur shkrimin e autorit Lulzim Sahiti, për shqiptarin legjendar, për emrin e lavdishëm e me nam, për figurën e madhe e me të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar që ka ndodhur nëpër kazermat antishqiptare të ushtrisë jugosllave,Heroin e Kombit Aziz Kelmendi!

Ngjarja në kazermen ushtarake të Paraqinit të Serbisë, ku u vra shqiptari patriot e atdhetar, Heroi i Kombit Aziz Kelmendi, ishte ngjarja që tronditi opinionin dhe që mobilizoi edhe më shumë rininë heroike dhe popullin shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja nën ish-jugosllavi, për veprimtari dhe organizim politiko-patriotik dhe përgaditje të luftës së armatosur kundër Serbisë pushtuese!

Nuk ka shqiptar atdhetar e patriot, që nuk është mobilizuar edhe më shumë, pas ngjarjes në kazermen ushtarake të Paraqinit ku mbeti i vrarë ushtari shqiptar, Heroi i Kombit Aziz Kelmendi dhe u burgosen e u denuan me denime të gjata një numër i madh shokësh të Aziz Kelmendit!

Rënia e të riut shqiptar në atë kohë ishte tronditje e madhe për tërë popullin shqiptar!

Emri Aziz Kelmendi, u bë tmerr për çdo serb e vegël të tyre antishqiptare!

Të gjitha instancat politike të ish- Jugosllavisë titiste, të gjitha kazermat e ushtrisë jugosllave në çdo skutë të tyre, u përfshinë nga ngjarja makabre në të cilën u djeg dhe ra përtoke prestigji i armatës së republikave të ish-jugosllavisë titiste dhe deri në palcë antishqiptare!

Pas rënies së Heroit të Kombit Aziz Kelmendi nuk ka pasur familje shqiptare që kanë përcjellur bijtë e tyre në shërbimin ushtarak në ish-jugosllavi, e që nuk e kanë pritur me ankth se nuk do të ju kthehen në arkivole!

Populli shqiptar i Kosovës dhe Viseve të saja nën ish-jugosllavi, birin e Tij, Heroin e Kombit Aziz Kelmendi e ngriti në piedestal dhe i dha vendin e merituar në historinë e luftës së organizuar dhe përpjekjeve të panderprea patriotike dhe atdhetare të shqiptarëve liridashës!

Faqet e gzetave dhe broshurave ilegale, te organizatave e grupeve atdhetare politiko-patriotike ne ish-jugosllavi dhe diaspore, ishin te mbushura me shkrime ku vend te rendesishem e te vecante zinin shkrimet ne nderim e per figuren e madhe qi ishte krijuar e Heroit te Kombit Aziz Kelmendi!

Artikujt e shtypit shqiptar në Shqipëri dhe komentet rrënqethëse të Radio Tiranës dhe jehona e tyre në Kosovë, ka qenë e madhe dhe me reperkusione pozitive e për shtim të radhëve të organizuara në organizimin ilegal kundër Serbisë pushtuese!

Këngët në nderim të Heroit të Kombit Aziz Kelmendi u bënë këngët më të dëgjuara e më të preferuara të rapsodëve e folkloristëve atdhetar e patriot!

Në odat dhe në dasmat shqiptare, në mesin e këngëve të tyre të veçanta zinin vend në rreshtat e parë këngët e shumta për kryepersonazhin e kazermës jugosllave të Paraqinit, Heroin e Kombit Aziz Kelmendi!

Emri i madh dhe i lavdishëm i ushtarit shqiptar të vrarë nga kriminelet serb në kazermën ushtarake në Paraqin, u shënderrua në njërën nga shtytjet edhe më të mëdha për të vazhduar luftën e organizuar kundër pushtimit serb dhe për të ardhur deri te lufta e armatosur e UÇK-së dhe lufta e sajë e shenjtë kundër Serbisë pushtuese dhe largimit përfundimtar të sajë nga Kosova!

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Aziz Kelmendi!

Prishtinë, 6 Shkurt 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj është pritur…