Xhavit Halitin e mbështetin banorët e lagjes “Xhemajl Kada” në Pejë

07 shkurt 2021 | 17:42

Xhavit Haliti, kryetar i degës së PDK-së në Pejë, bashkë me kandidatët për deputetë në parlamentin e Kosovës, Ramiz Kelmendi, Skender Ukaj, Valon Grabovci, Arta Vokshi Nallbani dhe Albina Lleshi kanë mbajtur të dielën takim me banorët e lagjes Xhemajl Kada, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Banorët e lagjes Xhemajl Kadës gjithmonë kanë qenë të rreshtuar drejtë, sa i takon animit politik, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Haliti.

Ai ka shtuar se në këtë lagje të madhe të qytetit të Pejës, në mesin këtyre njerëzve ndjehet mjaft mirë për shkak se ka shumë miq dhe njerëz që i bashkon bindja dhe ideali i njëjtë politik.

Sa i përket programit të Rimëkëmbjes së Kosovës, projekt ky të cilin do ta zbatoj PDK në qeverinë e re, Haliti ka thënë se do të prek çdo kategori e secilën sferë, duke u nis nga rritja e pensioneve e skemës sociale, për të vazhduar në pagat në arsim, shëndetësi e polici, rritje të mbështetjes së bizneseve të reja duke subvencionuar star up-et për të vazhduar në avancimin e politikave tjera zhvillimiore deri të raportet ndërkombëtare, ku lidërshipi i PDK-së ka dëshmuar që di më së miri ta bëj.

Në fjalën e tyre, kandidatë tjerë për deputet nga regjioni i Pejës kanë shpalosur në formë bashkëbisedimi programin e rimëkëmbjës, për sektor të ndryshëm. Për çka kanë gjetur përkrahje nga qytetarë e lagjës, ndër më të mëdhatë e Pejës.

Në këto zgjedhje në garën për deputetë nga Peja janë, Skender Ukaj me numër 47, Ramiz Kelmendi me numër 16, Valon Grabovci me numër 49, Vokshi Nallbani me numër 66 dhe Albina Lleshi me numër 42. Ndërsa, Xhavit Haliti si kryetar i degës mban numrin 7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka…