Solskjaer: Nuk jemi në garë për titull

08 shkurt 2021 | 11:31

Manchester Unitedi të shtunën e lëshoi nga duart në sekondat e fundit fitoren ndaj Evertonit duke barazuar 3-3 në “Old Trafford”.

Në një ndeshje që pati batica e zbatica për “Djajtë e Kuq”, ata tani bën një hap prapa në luftë për titullin. Pas ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Manchester Unitedi nuk duhet të konsiderohet si konkurrent për titullin e kampionit.

“Ne duhet të jemi më të mirë dhe të shohim se ku do të përfundojmë, duke shikuar në të ardhmen, ne duhet të ndalojmë së pranuari gola të lehtë. Ne nuk duhet të konsiderohemi si konkurrentë të titullit. Kjo është më shumë një gjë që po thoni ju mediat britanike”, ka deklaruar Solskjaer. Aktualisht Manchester Unitedi gjendet në vendin e dytë me 45 pikë, dy më pak se Manchester City që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për vrasjen e…