Hoti: Nuk ka vend në Evropë për njerëz që lidhin shirita të kuq nëpër qytete

08 shkurt 2021 | 14:18

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur tubimin e dytë në Podujevë.

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka thënë se për 6 muaj qeverisje, kanë kaluar vështirësi.

Ai ka thumbuar kandidatin e Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, duke ka thënë se ai po flet me megafon si në kohën e komunizmit.

“Kemi marrë vendin në pandemi por 5 muaj pasi ka filluar pandemia krejt çka është bërë ka qenë me i izoluar qytetarët nëpër shtëpi. Ne është dashtë me i dalë përballë dhe me menaxhuar me sukses pandeminë. Pas disa jave morëm ftesë për në Shtëpinë e Bardhe dhe ka qenë nderi i jetës më nënshkruar një nga marrëveshjet më të rëndësishme pas pavarësisë. Vera po vjen, ditë të mira po vijnë. Më 31 dhjetor kam nënshkruar një marrëveshje financiare me Amerikën, dhe i kam njoftuar bizneset për qindra miliona euro që do të vijnë”.

“Marrëveshja me Serbinë do të jetë me njohje reciproke, e kemi pasur të qartë nga fillimi. E kemi sjellë një njohje të re pas tri viteve bllokadë me njohjet. Tash kemi plan të qartë për mandatin e ardhshëm, mandat të qartë që unë nuk gjejë kundër kandidat për të u ballafaquar për këtë program. Nuk janë të gatshëm të ulen para qytetarëve në studio televizive. Njëri flet me megafon si në kohën e komunizmit, tjetri bën video dhe thotë kështu më kanë thënë. Ne kemi plan të qartë për investime prej 4 miliardë euro në sektorin publik, prej të cilave 1 miliard euro është siguruar nga marrëveshja në Uashington. Kemi plan edhe për shëndetësinë.”, ka thënë Hoti, duke bërë me dije se do ta përmbyllin çështjen e liberalizimit të vizave.

“Njerëz që lidhin shirita të kuq nuk kanë vend në Evropë, nuk ka liberalizim vizash me ta. Ajo që është mbjellë këtë vit është konfrontimi shoqëror jo gara politike, duke manipuluar të rinj e të reja, këtë do ta ndalojmë me një program të qartë, qeveri normale e civilizuese. 100 herë iu kam shkuar në komisione parlamentare, nuk kanë lënë gjë pa thënë, tash kur erdhi njohja e Izraelit nuk flasin”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorik Cana është padyshim një ndër futbollistët më të admiruar…