Njeriu që përfaqësoi 57 shtete islamike mbështet Enver Hoxhajn për kryeministër (Video)

08 shkurt 2021 | 14:26

Ish-sekretari i përgjithshëm Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), Ekmeleddin Ihsanoglu, i ka dhënë mbështetje Enver Hoxhajt, në garën për kryeministër të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se mbështetja nga Ihsanoglu është shenjë e miqësisë së shenjtë “që kemi ndërtuar për Kosovën me vendet e tjera gjatë këtyre viteve”.

“Falënderues për mikun tim, Ekmeleddin Ihsanoglu, me të cilin kemi udhëtuar bashkë në shumë shtete për t’i siguruar njohje Kosovës. Si Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) me 57 shtete anëtare, Ihsanoglu ka qenë zëdhënësi më i mirë i njohjes së Kosovës në botën myslimane. Lobimi i tij në sigurimin e njohjeve nga Pakistani, Egjipti, Katari dhe shtete të tjera do të jetë pjesë e trashëgimisë së historisë tonë të re. Mbështetja e tij për kandidaturën time në këto zgjedhje është shenjë e miqësisë së shenjtë që kemi ndërtuar për Kosovën me vendet e tjera gjatë këtyre viteve”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Dhurata Ahmetaj, ka publikuar së fundmi në…