Biografia e Ferat Shalës: Vullneti dhe përvoja ime do të jenë çdo herë në shërbim të atdheut (Video)

08 shkurt 2021 | 15:21

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, nëpërmjet një videospoti ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të tij politike, akademike dhe ushtarake.

Shala ka thënë se çdo herë do të jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

“Vullneti dhe përvoja ime do të jenë çdo herë në shërbim të qytetarëve. Ne ecim përpara pavarësisht sfidave dhe vështirësive, sepse të ardhmen me të mirë të vendit tonë, ua kemi borxh fëmijëve tanë”, ka shkruar Shala në mbishkrimin e videos të cilën e ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është edhe kandidat…