Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues të OSBE-së

08 shkurt 2021 | 15:49

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka pritur në takim përfaqësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, Burim Blakaj, zyrtar i lartë ligjor dhe Milica Stojanovic, zyrtare ligjore vendore.

Në këtë takim u diskutua përkrahja e misionit dhe u bisedua vazhdimi i bashkëpunimit në mes dy institucioneve. Fillimisht, përfaqësuesit nga OSBE, e uruan kryeprokurorin për pozitën e re dhe çmuan lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjilan, duke vlerësuar punën dhe të arriturat e kësaj prokurorie, si dhe përmendën aktivitetet të cilat OSBE-ja planifikon që t’i implementojë gjatë këtij viti.

Në anën tjetër, kryeprokurori Kadriu vlerësoi lartë punën e OSBE-së në Gjilan dhe siguroi që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të fuqizimit të efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria ka lehtësuar masat e izolimit, pavarësisht niveleve të larta…