Berisha: Istogu vulosi fitoren e Aleancës dhe të presidentit në ardhje, Haradinajt

08 shkurt 2021 | 18:11

Kandidati për president i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar kohën kur u bë kryeministër i vendit në vitin 2004 dhe se si kishte ardhur deri të marrëveshja me presidentin e atëhershëm Ibrahim Rugovën.

Haradinaj në fjalimin e tij në Istog, ku u mbajt fushata zgjedhore, tha se me dy fjalë janë marrë vesh me presidentin Rugova edhe atë për 5 minuta kohë, për të qeverisur bashkë në 2004.

“Kemi pas një qellim të thjeshtë, me u bë Kosova e pavarur dhe sa më e afërt me Amerikën. Punët s’ janë kry krejt, Kosova ende nuk e ka kryer punët me Serbinë, ende kemi pune”.

Kreu i AAK-së, Haradinaj theksoi të pranishmëve se me Rugovën President e nderuan Kosovën dhe se ky i fundit ishte një burrë i madh i Kosovës.

“Kosova ende nuk e ka kry punën me Serbinë, na u ka lodh populli, si me ec përpara ne si popull. Neve na duhet një plan qeverisës, që përshpejton zhvillimin ekonomik. Aleanca e ka këtë plan, kur votoni 135, ju votoni”, ka thënë tutje Haradinaj.

Teksa foli për Serbinë, Haradinaj tha se përballjet e tij me këtë shtet janë te hershme dhe se pa e pyet askënd por me aprovimin e Amerikës, u themelua ushtria. 

“Imagjinoni shefat e ushtrisë qe kanë bo gjenocid ne Ballkan na flasin neve se çfarë ushtrie duhet te kemi. Ose kemi me hy ne NATO si Kosovës dhe e pavarur ose kemi me hy me Shqipëri në union”, tha Haradinaj derisa u shpreh i vendosur në forcimin e Kosovës

Ramush Haradinajt mirëseardhje në Istog i ka uruar edhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha i cili garon me numër #4.

Fjala e plotë në tubimin e sotëm zgjedhor të Bekë Berishës:

I nderuari z. President i ardhshëm,

Të dashur bashkëqytetarë të Istogut,

Struktura te Aleancës në Istog, aktivistë, forum i gruas, te nderuar kandidat për deputet,

Mirë se erdhe në shtepinë tuaj president Haradinaj!

Kam nderin e jashtëzakonshem që të jem në mesin tuaj sot!

Qytetarë të dashur sot me pranine tuaj ju po jepni një mesazh të fuqishëm, qe qytetarët e Istogut kanë ditur dhe dijnë të rreshtohen drejtë;

Gjatë takimeve me secilin nga ju gjatë këtyre ditëve, kemi mbetur të mahnitur nga mirënjohja juaj ndaj punëve të cilat janë përfunduar apo janë në prag të përfundimit si projekt i qeverisë Haradinaj, andaj ju them sot se ne do te angazhohemi  dhe do të punojmë 5fish më shumë në mandatin e ardhshëm duke e zhvilluar kështu Istogun;

Tani qytetaret e mbivades do kenë ujë te pijes pas 20 vitesh, Banja ujësjellës te ri, Istogu me shesh e park te ri, bjeshkët me rruge te reja, palestra dhe shkolla te reja, kanale te ujitjes, te gjitha këto vetëm për 2 vite qeverisje me Haradinajn Kryeminister.

Istogu për gjenerata më radhë ka nxjerr mjek, inxhinier, akademik, duke e bërë Istogun të jetë një nga vendët me më së shumti kuadro në Kosovë!

Por, Istogu meriton edhe më shumë, dhe ketë mandat, me besimin tuaj, do të ja kthejmë frymën që i është marrë këto vite.

Të nderuar, ju e dini se gjatë këtyre viteve mbi 15.000 të rinj presin të dalin rrugëve te Evropës, për të kërkuar një jetë më të mirë. Me bindje të plotë ju them se kjo do të ndalët, me angazhimin tonë te pa lodhshëm.

Gjatë mandatit si kryemisiter të kryetarit Haradinaj, të gjitha projektet nga Istogu kan gjetur mbeshtetje te plotë për implementimin e këtyre projekteve.

Me gjithë këtë bukuri që ka Istogu, ne do ta bejmë Istogun qendrën kryesore të turizmit në rajon, dhe kjo do të ketë zhvillim ekonomik që do të ndikoj në rritjen e vendeve të punës; Këtu me prezencën tuaj sot, ju po e trasoni dhe rrugën tjetër, rrugën e ndryshimit ne Komunën tonë, me të drejtë, me punë dhe vullnet Istogut do i kthehen Investimet.

Qytetarë të dashur, besimin tuaj në kandidatët e Istogut dhe Presidentin Haradinaj sot, do ua kthejmë me punë dhe përkushtim nesër.

Deri me tani jeni bindur se NE E MBAJMË FJALËN!

Dalshim faqebardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, edhe zyrtarisht është në…