Daut Haradinaj fton deçanasit ta votojnë për deputet Ukë Osajn (Video)

09 shkurt 2021 | 14:18

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, zyrtari i lartë i kësaj partie, Daut Haradinaj, gjatë një aktiviteti elektoral të kësaj partie në Deçan, ka bërë edhe prezantimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Haradinaj duke folur për kandidatin për deputet Ukë Osaj, ka thënë se ai është një jurist i mirë, autor i shumë librave dhe aktivist i shoqërisë civile.

Daut Haradinaj ka treguar se Ukë Osaj është djali i veprimtarit Mehmet Osaj.

“Uka është njeri kritikues për defektet që i ka shoqëria jonë, dhe bukur i zorshëm për të mirat që i kemi krijuar së bashku. Mehmeti (babai i Ukës) është njëri prej njerëzve të parë që ka nisur sistemin paralel në Republikën e Kosovës, kryetar i LDK-së për shumë vite në Deçan. Na është bashkuar në momente më kritike. Mehmeti na ka dhënë fitoren pa balotazh në Deçan. Sot djali i tij ka nevojë për t’ia kthyer qatë nderë. Urime e suksese Ukë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ukë Osaj në listën e AAK-së mban numrin 68.

Në këtë link shikojeni videon: blob:https://www.facebook.com/ffe06b8d-2dce-4e87-a957-f2326ea28edc

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Lakers mundi skuadrën e Oklahoma City Thunderit për…