Hysaj në verë largohet nga Napoli

09 shkurt 2021 | 14:27

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, do të largohet në fund të sezonit nga Napoli si lojtar i lirë.

Klubi i Napolit nuk ka më interes për t’i plotësuar kërkesat futbollistit shqiptar për rinovimin e kontratës, ndaj palët do të ndahen pas një bashkëpunimi gjashtëvjeçar. Pikat mbi “i” i vë përfaqësuesi i shkodranit, Mario Giuffredi.

“Rinovimi i Hysajt? Mendon se diskutimi është mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër. Napoli ka ndërmend të përqendrohet në të tjera drejtime. Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj do ta bëjë si duhet detyrën e tij deri në qershor. Edhe futbollistë të tjerë duan pagë të lartë, por është dyshimi nëse mund të bëjnë më mirë se Hysaj”, ka deklaruar ai.

Mediat shkruajnë se interesim për Hysajn kanë shfaqur Olimpique Marseille, Lyoni, Sevilla dhe Roma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në…