Ambasadori Minxhozi viziton Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës

09 shkurt 2021 | 15:18

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Zyberaj e ka njoftuar Minxhozin me kushtet dhe gjendjen aktuale të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, duke e informuar rreth thesarit dokumentar që ruan AShAK-ja, si dhe rreth mungesës së kushteve infrastrukturore dhe problemeve me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua mungesës së objekteve dhe kushteve për Arkivat Ndërkomunale të cilat veprojnë në kuadër të AShAK-së.

Po ashtu, Zyberaj ka prezantuar edhe aktivitetet e realizuara falë marrëveshjeve të bashkëpunimit me arkivat e rajonit, duke veçuar bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, i cili nuk është vetëm bashkëpunim profesional, por edhe vëllazëror, me ç’rast njoftoi edhe për aktivitetet e përbashkëta të realizuara mes këtyre dy institucioneve, si hapja e Këndit Arkivor të DPA-së në Sallën e leximit të AShAK-së, hapja e ekspozitave të përbashkëta dhe organizimi i Konferencës së përbashkët Mbarëkombëtare të Arkivistikës, etj.

Ambasadori Minxhozi ka shprehur falënderim për pritjen e tij, ku ndër të tjera theksoi se ishte nder dhe kënaqësi për të vizituar një institucion të rëndësisë së veçantë siç është AShAK dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim më intensiv në të ardhmen.

Ambasadori Minxhozi u zotua se do të ofrojë përkrahjen maksimale për ASHAK-në duke u angazhuar dhe në cilësinë e dekanit të trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës detyrë shtesë që ka tani.

Minxhozi ka shprehur bindjen e plotës se një angazhim i tillë do të ketë rezultatet të prekshme në të ardhmen e afërt.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja…