Mësuesi i Haradinajt emocionon me fjalët për të, ka një porosi për qytetarët

09 shkurt 2021 | 15:45

Kandidati për president nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar mësuesin e tij, Bajram Çekaj, i cili përmes një videoje ka thënë se Haradinaj ka kontribuar shumë për Kosovën e lirë dhe për këtë arsye ai duhet të udhëheqë me shtetin.

“Si president i Kosovës do të vihem në mbrojtje të vendit dhe do tu shërbej qytetarëve, si Bajram Çekaj ish-mësuesi im, një burrë shembull i cili më formoi dhe frymëzoi në fëmijërinë time si dhe një nëne si Nushe Ramosaj, e cila humbi vajzën e saj Fetneten, dy vite më pare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke filluar nga data 1 mars 2021, qytetarët e Komunës…