Haradinaj:  Kosova ka potencial të madh zhvillimi, garanci për këtë janë bizneset

09 shkurt 2021 | 15:51

Kandidati për president dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar një fabrikë të mobilieve në Suharekë.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova ka potencial të madh zhvillimi dhe se garanci për këtë janë bizneset vendore

“Kosova ka potencial të madh zhvillimi dhe garanci për këtë janë bizneset vendore, punën e së cilave po e shoh nga afër. Gjatë vizitës në Suharekë, takova një grup fermerësh e gjithashtu vizitova fabrikën e mobilieve ‘Te Naseri’. I impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin e tyre për punë, veçanërisht grave ndërmarrëse të cilat çdo ditë e më tepër po bëhen shembuj suksesi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina vetëm pak ditë pasi triumfoi në finalen e…