Me sytë e mi pashë

09 shkurt 2021 | 22:08

Tek sheshi ku parakalojnë të ngopurit
Mbi pllaka betoni të ngrirë
Një i ri shtrirè trupin nè tè ftohtè
Ishte pasqyrè e mjerimit sot.

Me nje mbyllje syri të vajshëm
Matanë trotuarit pashë edhe një
Edhe njè dhimbje tjeter simotër
Lotët s’mund t’i mbante në grusht.

Nga tè ftohtit dridhej i tëri
Trupi tij si purtekë mbi ujë
Nga vrimat e leckave të shumta
Hynte frikè e tmerr i acartë.

I shtrirè i ramë pertokè
Ulërinte një shpirt frymësosur
Me buzè tè thara nga uria
Bèlbëzonte ca fjalè të paartikuluara.

Ku ështè drejtèsia o nënë e mjerë
A po kot kèrkoj një kafshore bukë
Ku èshtè humanizmi në sy njeriu
Apo kot èndrroj sofrën e mbushur.

I tèrë ai shi që pluskonte atë ditë
mbi trupin e tij binte pa e prerë pikën
Lutjet qê i thoshte mëvete djaloshi
Nè shpirt e vranin çdo kalimtarë.

Ku je jeni ju matuf tè mjerè?
Qè keni harruar Zot, komb e nderè
Si nuk lëvizni dot nga ajo karrigè
Tè shihni edhe kètè pjesè të mjerë .
Mbushur një pellg lotèsh nga ju.

Apo mëtoni fare tè mos mendoni
Ama njè gjë kurrè mos e harroni
Derisa të ketë pamje që therrin në sy
Hallkat e Karmës do t’ju bien në qafë.

Valbona R.Hadri
09.02.2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot tubim elektoral në Gjakovë. Kryetari…