![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/6050B67D-0031-4FFB-98F7-22D2E35D6B34.jpeg)
Hajredin Hyseni-Dini kërkon nga llapjanët t’i votojnë Floretë Zejnullahun e Isak Shabanin
Ish i burgosuri politik e ish-deputeti, Hajredin Hyseni, përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, ka kërkuar nga qytetarët llapjan që të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë dy personalitete me vlera të larta profesionale e kombëtare.
‘Dini’ ka kërkuar të votohet Partia Demokratike e Kosovës e cila mban numrin #134, si dhe kandidatët Floretë Zejnullahu me numër #33 dhe ish të burgosurin politik, kandidatin Isak Shabani me numër #34.
Postimi i plotë i Hajredin Hysenit:
Të nderuar miq,
Zgjedhjet e 14 shkurtit do të mbahen këtë të diele.
Llapi kandidon me dy personalitete me vlera të larta profesionale dhe kombëtare, Floreta Zejnullahun #33 dhe Isak Shabanin #34.
Ju ftoj të dilni dhe t’i votoni kandidatët nga Llapi në listën e PDK-së me numër 134 dhe kryeministrin Hoxhaj!