Osmani: Vullneti qytetar na ka bërë bashkë me LVV-në

09 shkurt 2021 | 22:22

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që njëherit është edhe kandidate për presidente nga radhët e listës së LVV-së, ka thënë se vullneti i qytetarëve është ai që i ka bërë bashkë anëtarët e Iniciativës së saj e po ashtu edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Janë rrethanat politike që natyrisht e determinojnë të ardhmen politike të gjithësecilit. Për ne në rastin konkret është vullneti qytetar që na ka bërë bashkë ne, e në radhë të dytë me LVV-në në këtë garë zgjedhore. Përtej garës zgjedhore ky është referendum për të ardhmen e Kosovës, përcakton orientimin që do të marrë vendi ynë jo vetëm për 4 vjetët e ardhshme, por do të vendosë edhe themelet e një jetësie më të mirë”, ka thënë Osmani në “Zgjedhjet në Kohë”.

Osmani ka treguar se korrupsioni është ajo që po e shkatërron vendin.

“Ka arritur në nivel të tillë, që në cilindo sektor që e shohim, problemi është niveli i lartë i korrupsionit”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka folur për korrupsion në ekonomi, në ambient, më pas ka folur në diplomaci, ku ka thënë se duhet të hetohen kontratat e lobimit të nënshkruara ndër viteve.

“Nuk e dinë qytetarët për çfarë janë përdorur taksat e tyre. Më pas shërbimet diplomatike janë stërmbushur me njerëz pa merita që me njoftësiu apo afërsi me pushtetin kanë arritur aty ku janë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se qëndrimi neutral në këtë kohë nënkupton se po i ndihmon të keqes.

Osmani ka treguar se ende nuk është caktuar një emër e Iniciativës së saj, për shkak të procedurave të tejzgjatura burokratike, por ka thënë se pas zgjedhjeve do të vendoset dhe se dokumentacioni është i gatshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i burgosuri politik e ish-deputeti, Hajredin Hyseni, përmes një…