PSD: Kurti s’po i zhdrypë xhipit asnjëherë, e as truprojat nuk i ndahen (Video)

09 shkurt 2021 | 22:33

Partia Socialdemokrate po ia ka përkujton deklaratat kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vitit 2013 e ku thoshte “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare!”

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kritikuar Kurtin, ku ky i fundit deklaronte se “Xhipat me xhama të zi ndajnë politikanët nga qytetarët”.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se Kurti nuk po zbret nga xhipat, e as truprojat nuk po i ndahen.

“Albin Kurti dikur thoshte që xhipat me xhama të zi ndajnë politikanët nga qytetarët. Këtë ndarje, thoshte Kurti, e mirëmbajnë truprojat e zymta. Sot Kurti s’po i zhdrypë xhipit asnjëherë. Sot truprojat e Kurtit nuk i ndahen atij”, ka shkruar ai. Gazeta Metro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që…