JOE BIDEN LETER HISTORIKE  PËR KOSOVËN   DERGUAR SERBISË

10 shkurt 2021 | 00:11

Ismet Sylejmani

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, pas inaugurimit historik të Tij President i 46-të, i ka nisur një letër historike Serbisë dhe presidentit të sajë Aleksandër Vućiq!

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, miku i madh i Kosovës dhe i popullit shqiptar, i ka kërkuar Serbisë dhe presidentit të sajë antishqiptar Vućiq,  ta pranojë dhe ta njohë Republikën e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran!

Kjo letër për Serbinë dhe për kreun e sajë Vućiq, dërguar nga ana e Presidentit të SHBA-së Biden, është ngjarje e madhe për Kosovën dhe për popullin shqiptarë e  për historinë e lavdishme të truallit tonë!

Ky dokument nga Amerika, do të mbetet një ngjarje e madhe e shkruar për historinë e re të Kosovës, dhe do të shënohet me shkronja të arta në analet i historisë botërore!

Lufta heroike dhe titanike e popullit shqiptar, gjaku i derdhur për liri i dëshmorëve dhe heronjëve të kombit tonë, veprimtarë e aktivistë të çështjes kombëtare, ushtarë dhe komandant të UÇK-së, dhuna dhe terrori masiv i Serbisë  pushtuese mbi shqiptarët, është përfundimi logjik dhe madhorë që përmblidhet në këtë dokument historik, që mban vulën e Shtëpisë së Bardhë dhe të Presidentit të lavdishëm Joe Biden!

Njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë, sepse ky është rekomandmi amerikan që mban vulën e porosisë së madhe të Presidentit të SHBA-së Joe Biden!

Neve shqiptarëve nuk na mbetet asgjë tjetër, pos ta përshëndesim qëndrimin historik në letrën e Presidentit të SHBA-së drejtuar homologut të tij serb Vućiq!

Prishtinë, 10 Shkurt 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se gara në…