Video kur Shpejtim Bulliqi sulmon fizikisht qytetarin në ambulancë

10 shkurt 2021 | 13:43

Dje në Stacionin Policor të Podujevës një qytetar e ka denoncuar kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, për sulm verbal e fizik. Policia e Prokuroria kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë Gazeta Express ka siguruar pamjet ekskluzive në të cilat shihet Shpejtim Bulliqi teksa e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.

Oda e Mjekëve të Kosovës reagon pas sulmit ndaj mjekut në Istog, Ministria e Shëndetësisë po hesht

Derisa dje Bulliqi në një reagim kishte thënë se puna e sulmit fizik është një trillim dhe i pavërtetë.

Ramadan Zymeri dje në një rrëfim për Express ka thënë se Bulliqi i kishte thënë se “ta nxjerri gabzherrin”.

Zymeri thotë se kishte pasur edhe njolla gjaku në fytyrë, për të cilat mjeku ka konstatuar se janë lëndime sipërfaqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka bërë me dije se kauza e kësaj…